Me një eksperiencë 14 vjeçare në fushën e prodhimit të vajit të ullirit, kompania Shkalla Sh. mund të quhet lider në këtë fushë. Në saj të përpjekjeve të vazhdueshme dhe me asistencën e donatorëve të huaj, Shkalla Sh. sot eksporton vaj ulliri organik ekstra të virgjër në Zvicër si dhe prodhon për tregun vendas.
Firma SHKALLA prodhon vaj të cilësisë së lartë. Pjesë e sukseseve të firmës ka qënë edhe mbështetja e projekteve që operojnë në Shqipëri si GTZ Gjermane, SBCA/USAID, SASA/SDC Zvicër.